Situata vazhdon e rënduar në doganat e Kakavijës dhe Kapshticës, teksa mijëra shqiptarë janë orvatur në mes të të nxehtit pa ujë e pa bukë, në pritje të kalimit për në Greqi. Ndërkohë mediat raportuan se në kulmin e shqetësimit të qytetarëve, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj fiku telefonin. Zëvendësministri i Jashtëm Agron Tare ka njoftuar se shkak për fluksin në dogana ka qenë mungesa e tamponëve nga ana e grekëve. Testimi do të bëhet me kampionim, ka njoftuar ai së fundmi dhe se pala greke do të hapë doganat, por nëse gjendja në Greqi do të përkeqësohet, do të mbyllet sërish.