Është arrestuar nga policia bashkëshorti i Caterina di Stefano, 46-vjeçares e cila u gjet e vdekur në banesën ku jetonte në Caltagirone, Catania.
Giuseppe Randazzo, 50-vjeç, me profesion qeramist, akuzohet për vrasjen e gruas, e cila ishte një punëtore sociale.
Viktima kishte vendosur të ndërpresë martesën, duke filluar procedurat e ndarjes. Një zgjedhje që bashkëshorti i saj nuk e pranoi dhe që do të kishte qenë shkaku i disa mosmarrëveshjeve.
Të dy dyshohet se kanë pasur një grindje në sallonin e shtëpisë së viktimës, ku nuk është gjetur asnjë shenjë armë zjarri.
Burri ka pretendouar fillimisht se gruaja e tij ka rënë shkallët, duke u plagosur rëndë. Një deklaratë që nuk e bindi prokurorin. Burri është dërguar në burg.
Burimi: TGcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania