Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 10:30 në një apartament në rrugën Val Sillaro, në zonën Fidene, në Romë.
Një djalë 7 vjeç u qëllua në kokë nga një armë zjarri nga gjyshi i tij. Sipas asaj që mësohet, fëmija kishte shkuar në shtëpinë e gjyshit me babanë e tij dhe, kur ky i fundit ishte në banjë, ai është qëlluar në pjesën e pasme të kokës aksidentalisht nga arma e gjyshit.
Gjyshi po kërkonte ta vendoste armën diku në një vend të sigurt që të mos e linte nipin e tij ta prekte. I mituri u transportua me kod të kuq në spital. Në vendngjarje kanë mbërritur policët nga stacioni policor Fidene dhe kolegët e Departamentit të Fluturimit.
Gjendja e fëmijës mbetet shumë serioze, ai është shtruar në spital në poliklinikën Umberto I, ku iu nënshtrua kirurgjisë neurologjike. Sipas asaj që mësohet nga burime brenda spitalit, vdekja e trurit të foshnjës nuk konfirmohet për momentin.
Burimi: Rai News | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania