Një 15-vjeçar është përplasur pak më parë nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në Tufinë, Tiranë rreth orës 20:40.
I mitur është dërguar me urgjëncë drejt spitalit ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar. Kujtojmë se ditët e fundit janë shënuar një numër i madh aksidentesh në vend.
Njoftim i policisë:
Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.