Ditën e sotme dy persona u arrestuan për ngjarjen e ndodhur në Tushemisht, ku disa persona qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt hotel “Voloreka”.
Mësohet se një prej tyre ishte edhe Anterio Kaloshi emri i të cilit nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare.
Anterio Kaloshi ishte shpallur në kërkim për masakrën e ndodhur në Lushnje në vitin 2017, ku mbetën të vdekur dy persona. Ai është shok me Orgest Bilibilin, i cili u arrestua në rrugë gjatë kohës së karantinës. Bilbili qëlloi drejt një efektivi të policisë, pasi ky i fundit e ndaloi për autorizim, por më pas u arrestua.
Më vonë u mësua se Bilbili, ndante shtëpinë me Kaloshin, ku pas kontrollit të policisë u gjet një armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme parash.