Telenovela vazhdon, Lionel Messi ble shtëpi afër zyrave të Interit

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08.08.2020, 16:07

Messi te Interi? Nuk është më një thashethem merkatoje, por një hipotezë konkrete. Kjo pasi palët kanë kontakte të vazhduashme dhe mund të ketë shanse që në fund të arrijnë një marrëveshje madhështore.

Pak ditë më parë, mediat italiane raportuan se babai i Lionel Messit, Jorge Messi ka blerë një apartment në rrugën Joe Viale, shumë pranë zyrave të Interit, ndërsa sot është konfirmuar se edhe vetë ylli argjentinas ka marrë një shtëpi në qytetin e Milanos.

Numri 10 i Argjentinës dhe Barcelonës ka marrë një shtëpi në rrugën e Lirisë, një nga zonat më të lakmuara të Milanos, e njëjta ku ndodhen edhe zyrat e klubit të Interit, që prej kohës kur pronësinë e mori grupi kinez Suning.

Këto informacione të shtyjnë llogjikisht të spekulosh që ylli argjentinas po përgatitet për të jetuar në Milano dhe u japin edhe më shumë forcë zërave se po punohet për një transferim të tij te Interi, ndoshta që këtë verë.

Vetë Messi nuk ka preferuar të komentojë këto zëra, duke u përqendruar maksimalisht në Champions League, i vetmi trofe ku Barcelona është ende në lojë dhe do të provojë ta fitojë për të shpëtuar sezonin.

Kontrata e yllit argjentinas me Barcelonën skadon verën e ardhshme dhe deri tani palët nuk kanë arritur marrëveshjen për rinovimin. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi, duke i ofruar argjentinasit një kontratë faraonike që do e bënte dhe futbollistin më të shtrenjtë në planet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit