Champions League/ Ronaldo nuk mjafton, Juventusi eliminohet nga Champions League

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07.08.2020, 23:10

Juventusi është eliminuar nga Champions League në fazën e të 1/8-ave pavarësisht fitores 2-1 ndaj Lyonit në ndeshjen e kthimit mbrëmjen e sotme në Torino.

Bardhezinjtë kishin humbur me rezultatin 1-0 takimin e parë në Francë, ndërsa me gjithë fitoren në sfidën e sotme, Lyoni kualifikohet në çerekfinale falë golit në terren si skuadër mike.

Një gabim i Rodrigo Bentacur u kushtoi vendasve penallti, ndërsa Memphis Depay realizoi me panenka për epërsinë e ekipit francez në minutën e 12’. te ndeshjes.

Te Juventusi nuk u dorëzuan dhe vazhduan të rrezikonin me Federico Bernardeschin dhe Cristiano Ronaldon. Portugezi barazoi shifrat në 1-1 gjithashtu me penallti.

"Zonja e Vjetër" hyri në pjesën e dytë me ide të qartë se duhej t’i shënonte dy gola për t’u kualifikuar më tej.

Ishte serish Ronaldo, i cili mori një top nga jashtë zonës, krijoi hapësirë dhe goditi me të majtën, ku portieri mik nuk arriti ta ndalte duke u shënuar dhe goli i avantazhit.

Megjithatë, vetëm kaq, pasi ndeshja u mbyll 2-1 dhe Juventusi tashmë e sheh veten jashtë Champions League. E gjithë përgjegjësia bie mbi trajnerin Sarri, për të cilin tani posti i trajnerit nuk është më i sigurt.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit