Rikthehet sonte magjia e Champions League/ Juventusi dhe Real Madridi tentojnë përmbysjet

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07.08.2020, 09:33

Rikthehen sonte në mbrëmje ethet e Champions League pas një pauze më të gjatë se pesë muajsh, për shkak të pandemisë së coronavirusit. Disa ndeshje të Ligës së Kampionëve të fazës së 1/8-tës kanë mbetur pa zhvilluar ndeshjen e kthimit dhe sot pritjes i erdhi fundi,

Mbrëmjen e sotme do zhvillohen dy ndeshje kthyese të fazës së 1/8-tës, ku katër skuadra luajnë për dy vende të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Përballja më e fortë dhe më interesante pritet të zhvillohet në "Etihad", ku Manchester City pret Real Madridin.

City ka fituar takimin e parë në "Santiago Bernabeu" me rezultatin 2-1 dhe është favorit për të kaluar më tej, por nuk do e ketë aspak lehtë, pasi luajnë përballë rekormenëve të këtij kompeticioni dhe madrilenët gjithashtu besojnë shumë në kualifikim.

Takim interesant pritet të zhvillohet edhe në "Allianz Stadium" të Torinos, ku Juventusi pret Lyonin. Ndeshja e parë e zhvilluar në Francë është fituar nga Lyoni me rezultatin 1-0, por bardhezinjtë janë të bindur se do arrijnë përmbysjen e madhe dhe do të kalojnë në çerekfinale.

Të presim e të shohim a do ia dalin. Të dyja ndeshjet do zhvillohen me start nga ora 21:00 dhe për fatin e keq do jenë me stadiume të boshatusura, pasi tifozët mungojnë si shkak i shpërthimit të pandemisë COVID-19.

JUVENTUS-LYON 21:00

MANCHESTER CITY-REAL MADRID 21:00

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit