Pasi ka arkivuar titullin e nëntë radhazi, Juventus rifillon rrugëtimin në Champions League ku do të zhvillojë ndeshjen e kthimitt të raundit të 16-të kundër Lyon.
Ndeshja e parë përfunoi 1-0 në favor të francezëve dhe Maurizio Sarri e di se të premten në stadiumin Allianz nuk do të jetë e lehtë të përmbyset rezultati.
Trajneri i Juventusit, ka folur për ndeshjen e kthimit ndërkohë qëmë pas foli edhe për të ardhmen e tij te bardhezinjtë.
Do të duhet të bëjmë një paraqitje të shkëlqyeshme, do të jetë një garë për t’u përballur me qartësi dhe qetësi. Nëse drejtuesit duan të ndryshojnë trajnerin ata tashmë e kanë vendosur.Është fyese që trajneri të mendojë se gjithçka do të vendoset në bazë të kësaj ndeshjeje. Është një ndeshje e rëndësishme. Do të ishte mirë të shkonim në Portugali në Final Eight, sepse do të nënkuptojë anëtarësimin në elitën e futbollit evropian dhe atë botëror. Ne duhet të kemi shumë kujdes.Është një ndeshje e rëndësishme për Champions League, ashtu si ishte e rëndësishme të fitosh titullin. Jemi të lumtur që kemi fituar kampionatin më të vështirë në historinë e Serisë A për gjithçka që ka ndodhur këtë sezon. Ndonjëherë e gjithë kjo zbutet nga zakoni i fitores, për mendimin tim nuk duhet të jetë si kjo.
Burimi: Sport Mediaset | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania