Fiorentina po investon fuqishëm vitet e fundit në Serinë A dhe për sezonin e ardhshëm pretendimet do jenë akoma më të mëdha.
Klubi nga Firence dëshiron një sulmues të ri në skuadër për sezonin e ri dhe dy objektivat e klubit vjollcë janë, Kristof Piatek dhe Andrea Beloti.
“Corriere Dello Sport” pretendon se Fiorentina zgjedhje primare ka sulmesin e Torions, Andrea Belotin, të cilin e kanë ndjekur prej kohësh.
Torino kërkon 50 milionë euro për Belotin, dhe Fiorentina duhet të ketë një plan B. Trajneri Jaçini raportohet se ka identifikuar Piatekun si një alternativë tjetër për sulmin.
Polaku i cili u transferua nga Milani tek Herta Berlin mund të rikthehet sërish në Serinë A pasi për Fiorentinën është një opsion më pak i kushtueshëm.
Të presim e të shohim cili do jetë i zgjedhuri...