Europa League është rikthyer sot me 4 sfidat që përcaktuan ekipet çerekfinaliste të këtij kompeticioni. Nuk ka pasur surpriza, teksa janë kualifikuar të favoritët.
Interi dhe Manchester Unitet prenë nga një biletë në fazën e 1/8-ave. Zikaltërit mposhtën spanjollët e Getafes 2-0.
Lukaku dhe Eriksen ishin autorët e këtij suksesi, por meritë pati dhe portieri Samir Handanoviç me pritjet e tij.
Nga ana tjetër, Manchester United triumfoi në shtëpi ndaj LASK-ut duke fituar dhe takimin e dytë. “Djajtë e Kuq” mposhtën austriakët me rezultatin 2-1.
Kështu, Inter, Machester United, Kopenhagen dhe Shakhtar Donetsku janë katër ekipet e para çerekfinaliste të këtij sezoni në Ligën e Europës.