Sulmuesi argjentinas që së fundmi fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në Serie A për sezonin 2019/2020, është duke vazhduar bisedimet me klubin dhe "Tuttomercatoweb" shkruanse Zonja e Vjetër shumë shpejt do të njoftojë marrëveshjen e re me 26 vjeçarin.
Dybala aktualisht është duke u rikuperuar pas një dëmtimi që pësoi ndaj Sampdorias muajin e kaluar. Ai shpreson të rikthehet kundër Lyon në sfidën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.
Dybala duket i vendosur të rrisë të ardhurat e tij në ‘Allianz Stadium’ me kontratën e re pesë vjeçare dhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshje është thjesht çështje kohe.