JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gjendet i vrarë në makinën e tij 57- vjeçari, dyshimet e para
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05/08/2020 17:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 57-vjeçar nga Gjirokastra është gjetur i pajetë në Gjirokastër pak minuta më parë. Sipas njoftimit të policisë shtetasi G. S., është gjetur në mjetin e tij tip kamionçinë, ndërkohë që shkaqet e vdekjes së tij janë ende të paqarta. Dyshimet e para janë se ai është goditur me sende të forta. Polica po kotrollon përreth dhe po heton për vrasjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.