JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Nani: Ronaldo është më i mirë se Messi, Maradona dhe Pele
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/08/2020 15:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Luis Nani beson se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Portugezi dhe CR7 ishin së bashku te Manchester Unitedi për dy sezone, para se 35-vjeçari të kalonte te Real Madridi në vitin 2009.

Nani është tani kapiten i Orlando Cityt në MLS, ndërsa ka deklaruar se bashkëkombësi i tij është më i mirë se Lionel Messi, Pele dhe Diego Maradona.

Nani u shpreh:

Një lojtar që më ka impresionuar në fillimet e karrierës time ishte Paul Scholes, ai ishte fenomena. Por i preferuari im është Cristiano Ronaldo, më i miri.Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave? Kam parë shumë ndër vite edhe para Maradonas dhe Peles, por do të zgjidhja bashkëkombësin tim .Me atë kam fituar shumë, dikë që e respektoj shumë. Numrat nuk gënjejnë dhe ata tregojnë se është më i miri .

Kujtojmë që Nani kaloi te Manchester Unitedi në vitin 2007 nga Sporting Lisbona, duke bërë mbi 200 paraqitje për klubin anglez dhe bashkë me Ronaldon në sulm formonin një dyshe fantastike, ashtu si edhe për shumë vite te Portugalia.