JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Organizoi dasmë në kundërshtim me ligjin, gjobitet një tjetër administrator lokali
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05/08/2020 15:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa grumbullimet e njerëzve nuk lejohen, dhe veçanërisht dasmat, javët e fundit ka pasur shumë shkelje nga disa administratorë lokalesh, të cilët kanë organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ. Madje për këtë nuk kanë munguar as gjobat nga ana e autoriteteve. Rasti më i fundit është një lokal në Fier, me administrator shtetasin F.V 63-vjeç, i cili organizoi dasmë në kundërshtim me ligjin. Policia njofton se e ka gjobitur me shumën 1 milion lekë subjektin në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Diten e sotme policia e Fierit ka ndeshkuar me 1 milion leke gjobe, administratorin e nje restoranti dasme pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundershtim me Aktin Normativ , nuk lejohen dasmat pasi krijohen grumbullime.Subjekti ne fjale, me administratorë shtetasin F. V. 63 vjeç eshte banues ne Fier. Qyteti Fier randitet nje nder qytetet me numer te larte te te prekurve me covid19 ndaj kujdesi dhe kontrollet jane te vazhdueshme.Policia e Fierit apelon per te gjithe administratoret e subjekteve qe ushtrojne aktivitete sidomos dasmat te cilat organizohen ne kete periudhe te vitit te respektojne me rigorozitet protokollet e sigurise dhe masat kufizuese, me qellim parandalimin e perhapjes se COVID-19 ,pasi dasmat dhe ceremonite e varrimit po kthehen ne kontakte te vatrave te reja me covid19.