JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Koronavirusi mbërrin edhe në Skrapar, infektohet babai i sekretares së kryetarit të Bashkisë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05/08/2020 14:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Skrapar. Mësohet se i infektuar është një 67-vjeçar, babai i sekretares së kryetarit të Bashkisë.

Ende nuk dihet se ku mund të jetë infektuar i moshuari, por konfirmimi i tij me Covid-19 ka vënë në alarm Bashkinë. Sekretarja është vetëkarantinuar në banesë dhe është në pritje të testimit.

E gjithë administrata e bashkisë është duke pritur daljen e përgjigjes së sekretares për të patur edhe ata testimin sipas kontakteve.

Gjithashtu janë shënuar edhe nga një rast në qytetin e Beratit dhe Kuçovës.