Imazhe tronditëse janë publikuar që tregojnë shkatërrimin e plotë të shkaktuar nga shpërthimi në Beirut, i cili ka lënë qindra mijëra njerëz të pastrehë. Ditën e djeshme rreth orës 03:00 pasdite, një shpërthim i madh në portin e kryeqytetit libanez tronditi vendin. Deri më tani, më shumë se 100 njerëz janë konfirmuar të vdekur si rezultat i shpërthimit,dhe më shumë se 4.000 janë plagosur.
Shërbimet e urgjencës po pastrojnë mbeturinat në kërkim të njerëzve të bllokuar nën rrënoja.Guvernatori i qytetit Marwan Abboud u tha mediave se mund të kushtojë deri në 5 miliard dollarë për të riparuar dëmin e tmerrshëm të shkaktuar nga shpërthimi, ku 300,000 njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre.
Që nga shpërthimi, një numër vendesh kanë dalë dhe i kanë ofruar mbështetjen e tyre qeverisë libaneze, ku Republika Çeke ka premtuar se do të dërgojë në ndihmë një ekip prej 37 ekspertësh, ndërsa Greqia dhe Danimarka gjithashtu kanë ofruar ndihmë. Duke shkruar në Twitter, Presidenti Francez Emmanuel Macron tha se po dërgonte ndihmë, duke përfshirë dy aeroplanë ushtarakë, 15 ton pajisje sanitare dhe një klinikë të lëvizshme, e cila do të ndihmojë për trajtimin e 500 personave.
Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania