Autoritetet libaneze u paralajmëruan vazhdimisht në lidhje me rrezikun e nitratit të amonit, të ruajtur në portin e Bejrutit për gjashtë vjet. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Libaneze, Badri Daher tha që gjyqësorit të vendit iu tha në mënyrë të përsëritur se rreth 2,750 ton kimikate të ruajtura në një depo në kryeqytetin libanez, përbënin rrezik për vendin. Zyrtarët doganorë u kanë kërkuar autoriteteve që të zhvendosnin substancën e rrezikshme nga Hangar 12 për shkak të rrezikut që ata besonin se paraqiste për qytetin, por kurrë nuk iu dha leja.
Ne kërkuam që të rieksportohej por kjo nuk ndodhi. Ne ia lëmë ekspertëve dhe atyre që janë të interesuar të përcaktojnë pse, tha Daher. Një burim tjetër tha se një ekip që inspektoi nitratin e amoniumit gjashtë muaj më parë, paralajmëroi se nëse nuk lëvizej, do të 'hidhte në erë të gjithë Beirutin'.
Sasia e rrezikshme ishte braktisur nga biznesmeni rus Igor Grechushkin në shtator 2013, përpara se të transferohej përfundimisht dhe të ruhej në port për gjashtë vjet. Shpërthimi, i cili mendohet se është ndezur pasi një saldator shkaktoi një zjarr në port, ka vrarë më shumë se 100 njerëz dhe ka plagosur mijëra të tjerë.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania