JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dhimbje dhe lot! Familjarët tregojnë si e morën vesh lajmin, e motra vajton te dera e spitalit gruan e mbytur në det
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05/08/2020 12:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u shënua vetëm pak orë më parë në Himarë. Tre pjestarë të një familjeje dhe një person tjetër kishin dalë në det për të mbledhur rrjetat e peshkimit, por varka e tyre është përmbytur.

Fatkeqësisht trupi i një gruaje është gjetur i mbytur, ndërsa tre pesonat e tjerë janë shpëtuar mrekullisht.

Lidhur me ngjarjen ka folur edhe një i afërm i familjes. Për reporttv ai thotë se ata punonin familjarisht në peshkim, ndërsa kishin ardhur në Himarë pas nisjes së sezonit. Teksa ai flet, pranë tij e motra e gruas së mbytur shihet teksa shpërthen në lot.

I afërmi shprehet:

Mua më njoftoi nipi, babë e bir ishin më rëndë, ndërsa djali tjetër është më rëndë, të shoqen nuk e kanë gjetur akoma. Punonin me varkë, kishin dalë për të mbledhur rrjetën familjarisht. Nuk janë nga Himara, kanë nja 2-3 vjet që punon këtu.