JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aksident i rëndë! Përplasen tre makina, vdes 43-vjeçarja
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05/08/2020 9:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes së tre makinave ka ndërruar jetë një 43-vjeçare. Ajo ishte pasagjere në njërën prej makinave.

Gjithashtu të plagosur kanë mbetur edhe tre drejtuesit e mjeteve.

Fatmirësisht të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.