Shpërthimi në Beirut u kthye në një tragjedi për Libanin, ku ende nuk dihet se sa është numri përfundimtar i viktimave.
Gjithashtu ende nuk është qartësuar shkaku real i shpërthimit masiv që ktheu përmbys makina, theu xhama e shembi mure duke lënduar mijëra persona. Mediat lokale bëjnë të ditur se ka një rritje të bilancit të viktmave dhe numri ka shkuar në 100, ndërkohë janë shënuar mbi 4000 të plagosur.
Banorët e kryeqytetit janë përballur me momente tmerri, frike dhe ankthi, teksa në rrugë shihje persona të gjakosur dhe të shtrirë në tokë.
Mediat lokale raportojnë se 2,700 ton lendë kimike kanë shpërthyer. Deri më tani dyshohet për nitrat amoniumi.