JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

WhatsApp ofron vetë-shkatërrimin e mesazheve
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/08/2020 1:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bëhet gjithnjë e më e vërtetë vetë-shkatërrimi i mesazheveve që vijnë në WhatsApp. Sipas uebfaqes WABetainfo, azhurnimi më i fundit beta për Android, pra versionin 2.20.197.4, përfshin veçorinë e re "Mesazhe të skaduara". Përdoruesit do të jenë në gjendje të aktivizojnë bisedat e skaduara në parametrat në mënyrë që ata automatikisht të fshijnë postimet individuale saktësisht shtatë ditë pas dërgimit.

Pra, nëse tani qëllimi i WhatsApp është që t'i mbajë bisedat dhe aplikacionin në përgjithësi më të qartë, duke fshirë automatikisht mesazhet e vjetra, sipas ekspertëve është e mundur që në opsionin për të fshirë mesazhet pas një jave, në një fazë më të avancuar të azhurnimit, mund të shtohet edhe pas një ore, një dite...

Për më tepër, WhatsApp gjithashtu po punon për opsionin "Gjithmonë çaktivizo", i cili do t'ju lejojë të heshtni përgjithmonë një grup. Tani për tani, ju mund ta bëni atë deri në një vit; në të ardhmen, bisedat më të mërzitshme mund të heshtin pa skaduar.

Burimi: TGcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania