Në Tiranë është i turpshëm fakti sesi në vitin 2020 banorët protestojnë për mungesën e ujit. Mbrëmjen e kësaj të marte banorët e zonës së Senatoriumit kanë kërkuar nga Njësia Administrative funizimin me ujë. Prej disa ditësh ata po hasen me këtë vështirësi, ndonëse problemin e kanë ngritur edhe më herët.
Sapo ka nisur protesta, Policia e Lleshit është kujdesur me 3-4 automjete të shpejta të ndalojnë aktin më demokratik të të protestuarit. Pas disa përplasjesh verbale me banorët, efektivët kanë shpërndarë turmën me pretendimin se protestat janë të paligjëshme në kohë pandemie. Banorët kërkojnë që Bashkia t’i funizojë me ujë pasi në të kundërt ata do të përshkallëzojnë protestën e nisur.