JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

50 milionë euro në 5 vjet, drejtoresha e AKSHI-t “gostit” Grigor Jotin me 300 milionë lekë të tjera
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04/08/2020 20:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Grigor Joti është një ndër biznesmenët i cili rezulton se ka përfituar shifra mjaft të larta nga administrata publike e Rilindjes nëpërmjet tenderave të ndryshëm përgjatë viteve. Ai është drejtues dhe pronar i grupit “INFOSOFT”, një shoqëri e cila prej vitesh operon në fushën e pajisjeve kompjuterike.

Nga të dhënat publike vihet re se vetëm nëpërmjet kompanisë “InfoSoft Systems” shpk, ai ka përfituar rreth 50 milionë euro tendera në 5 vitet e fundit. Një pjesë të mirë të tyre i ka marrë nga AKSHI, ose ndryshe AGJENSIA KOMBËTARE E SHOQËRISË SË INFORMACIONIT, që aktualisht drejtohet nga drejtoresha Mirlinda Karçanaj.

Zonja në fjalë rezulton se i ka dhënë së fundmi këtij biznesmeni edhe rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH të tjera, për një tender të organizuar kohët e fundit për mirëmbajtje. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-59501-06-01-2020 dhe me objekt : “Mirëmbajtja e pajisjeve Fujitsu, IBM, Exchange Server, Cloud Privat dhe Publik”.

Në këtë tender ka konkurruar vetëm kompania “InfoSoft Systems” shpk e cila ka ofruar vlerën 26,460,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH. Fondi limit i këtij tenderi ishte 27,000,000 lekë të reja pa TVSH. Kjo do të thotë që vlera e ofruar nga pjesëmarrësi i vetëm në tender, “InfoSoft Systems” shpk, është sa 98% e të gjithë fondit limit.

Nuk arrihet të kuptohet se si mund të nevojiten kaq shumë para vetëm për mirëmbjatje, aq më teper që pjesëmarrës në procedurë ka qenë vetëm kjo kompani. Ju si thoni, a kushton vërtetë kaq shumë miliona kjo mirëmbajtje?