JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Një shpërthim i fuqishëm trondit Libanin/ Plagosen disa persona, kaos në rrugë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 04/08/2020 18:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pak momente më herët në kryeqytetin e Libanit Bejrut duke plagosur disa persona dhe duke shkaktuar dëme të shumta.

Shpërthimi u dëgjua në disa pjesë të kryeqytetit dhe tymi përshkoi qiellin. Banorët raportuan se dritaret ishin hedhur në erë dhe tavanet ranë përtokë.

Shpërthimi ndodhi në portin e Bejrutit dhe shkaktoi dëme materiale të konsiderueshme.

Një fotograf i Associated Press pranë portit të Bejrut dëshmoi se kishte parë njerëz të plagosur në tokë dhe kaos.

Disa stacione televizive lokale raportuan se shpërthimi ndodhi në portin e Bejrutit brenda një magazine ku kishte fishekzjarre.

Burimi: cp24 Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania