JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Koronavirusi në Shqipëri/ Mjekët italianë nisin punën tek Infektivi
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04/08/2020 15:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjekët e ardhur nga Italia pak ditë më parë, kanë shkuar sot te Spitali Infektiv. Ata erdhën në shenjë solidariteti me situatën në të cilën ndodhet vendi ynë sa i përket koronavirusit. Gjashtë nga 7 mjekët, do të ndihmojnë me eksperiencën e tyre për të përballuar situatën e rëndë që po kalon vendi ynë. Nga grupi i tyre bëjnë pjesë mjekë, infermierë, anestezistë si dhe një specialist i emergjencave civile. Mësohet se ata do të qëndrojnë në Shqipëri 14 ditë, ku do të japin ndihmën e tyre.