JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

NEVERI/ Ilir Meta kërkon mbrojtjen e pyjeve nga zjarri, por vetë ka djegur e zhdukur 300 ha me gurore, saraje dhe HEC-e
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/08/2020 14:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas katër ditësh zjarre, presidenti Ilir Meta, ka reaguar me gjoja “shqetësim të madh”, për djegien e parqeve natyrore, pyjeve, kullotave e ullishteve në Gramsh, Fier, Gjirokastër, Dibër, Ballsh e disa zona të vendit.

Me thirrje zyrtare në FB, “dinamiti, sharra dhe eskavatori” i maleve, kullotave, pyjeve e lumenjve; i ka kërkuar institucioneve shtetërore, të marrin masa urgjente, për parandalimin dhe ndalimin e zjarreve dhe ndëshkimin e zjarrvenësve.

A e besojnë shqiptarët Ilir Metën, në këtë hipokrizi e demagogji të dalë boje?

– Kur dëgjon Ilir Metën, që bën moral e thirrje publike, për mbrojtjen dhe shpëtimin e pyjeve nga shkatërruesit e zjarrvënësit; të vjen neveri e duhet të kesh forcë psikolgjike, për të mbajtur “mendjen e kokës në vend”, por shuqyr Zoti që njihet cili është e çfarë ka bërë.

– Kur e dëgjon Ilir Metën, që apelon, këshillon e urdhëron intitucionet qeveritare; të marrin masa për ndalimin e shkatërrimit të pyjeve nga zjarret, të vjen neveri për këtë kryeministër pazarxhi, që ka lejuar dhe po e lejon Presidentin, të shaktërrojë male, parqe, pyje, lumenj e kullota me bizensin e guoreve, HEC-ve e restorteve, raporton pamfleti.

– Kur dëgjon Ilir Metën, që po i kërkon drejtësisë, të zbulojë e ndëshkojë shkaktarët e zjarreve; kupton se drejtësia në këtë vend, është ende “1 kokërr tespihe” në fillin dhe duart e mafies së vjetër politike-qeveritare.

Ndaj jemi në këtë “derexhe”, sa drejtësia në vend që ta prangos, “përbindëshin shkatërrues” të pasurive natyrore, Ilir Meta; pranon moral e urdhër prej tij.

Ja çfarë leksioni jep guroristi Ilir Meta: – Ju kujtojë institucioneve shtetërore dhe shqiptarëve, rëndësinë e ruajtjes së mjedisit e natyrës nga çdo dëmtues dhe detyrimin për ta mbrojtur nga shkatërrimi”.

Mos harroni, se këtë nuk e thotë presidenti me maskë “ëngjëlli”, por e thotë biznesmen “djalli” Ilir Meta; i cili, në 28 vite sundim majë gjithë posteve të larta të pushtetit, ka djegur, zhdukur e shkatërruar mbi 300 ha parqe natyrore, male, pyje, kullota, pyje bregdetare e lumenj, me gurore, saraje, resorte, pallate, vila, biznese zhavori e HEC-e.