JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Infektohet me koronavirus mjeku kirurg në Berat, niset me urgjencë drejt Tiranës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/08/2020 13:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një mjek kirurg në Berat është infektuar me koronavirus. Kirurgu, është nisur me urgjencë drejt spitalit në Tiranë pasi gjendja e tij është përkeqësuar.

40-vjeçari vuan edhe nga diabeti. DSHP Berat ka mbyllur repartin e kirurgjisë për të bërë dezinfektimin e ambientit. Mësohet se të gjithë punonjësit e kirurgjisë do t'i nënshtrohen testit për Covid-19.

Ende nuk ka detaje nëse kirurgu kishte kryer ndonjë operacion së fundmi.