JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bie nga pallati punëtori në Tiranë, niset me urgjencë drejt spitalit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/08/2020 12:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 55-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati, teksa ka qenë duke punuar në rrugën “Hoxha Tasim” në Tiranë.

Mësohet se 55-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk dihet gjendja e tij aktuale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.08.2020, rreth orës 11:35, në rrugën “Hoxha Tahsim” duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi P.L.,55 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.