JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Të rinjtë nga Korça marrin në makinë katër të huaj, i plagosin me thikë dhe u vjedhin paratë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/08/2020 10:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Korçë.

Një 20-vjeçar dhe 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia pasi kanë plagosur dhe grabitur 4 të huaj.

Ata i kanë marrë të huajt në makinë, i kanë plagosur me thikë dhe më pas i kanë vjedhur paratë. Një nga autorët është R.Mehmeti.

Të huajt janë plagosur, madje njëri prej tyre ka dhe plagë të rënda. Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.