JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

S’përmbahet 56-vjeçari, godet me shkop policen
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/08/2020 10:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 56-vjeçar është arrestuar së fundmi pasi ka goditur një efektive të policisë. Mësohet se 56-vjeçari, Veprim Matraku, endacak, ka qëlluar me shkop për shkak të detyrës policen me iniciale S.K. tek “Rruga e Elbasanit”.

Ai është shoqëruar nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Policia njoftoi se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.M., 56 vjeç, sepse në ‘Rrugën e Elbasanit’, për shkak të detyrës, ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore.