Qindra hektarë pyjesh dhe kullotash në shumë zona të vendit janë përfshirë nga flakët ditët e fundit në Shqipëri.
Situata është shqetësuese, pasi flakët në disa zona i janë afruar dhe banesave. Një nga vatrat e zjarrit më të frikshme deri më tani është ajo në pyllin e Semanit, ku deri më tani janë shkrumbuar 20 hektarë.
Prej dy ditësh flakët nuk janë shuar ende dhe kjo situatë nuk dihet se sa do të zgjasë.
Edhe pse është kërkuar ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë, kjo gjë ende nuk ka ndodhur, ndërsa zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore.
Në ndihmë të tyre kanë ardhur dhe forcat ushtarake.