JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Milot Rashica shumë pranë Milanit, menaxheri i lojtarit zbarkon në Itali
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/08/2020 9:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milot Rashica është një nga futbollistët më të kërkuar në merkato. Shumë ekipe të njohura europiane duan shërbimet e tij pas paraqitjeve të mira gjatë dy sezoneve të fundit me Werder Bremenin.

Ylli i kombëtares së Kosovës, pritet të arrijë marrëveshje me Milanin. Sipas raportimeve të prestigjiozes gjermane, ‘Bild’, Altin Lala, agjenti i Rashicës ka zbarkuar në Milano për të nisur negociatat me kuqezinjtë.

Milani është përmendur edhe më parë si opsion për Rashicën, ndërsa tani gjithçka po shkon drejt konkretizimit.

Futbollisti shqiptar vlen rreth 25 mln euro dhe Milani nuk e ka problem këtë shifër. Të presim e të shohim a do vijë zyrtarizimi përfundimtar i kësaj marrëveshjeje.