JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U kapën me kanabis që vlente 150 mijë pound, kush janë dy shqiptarët?
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03/08/2020 22:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mediat britanike kanë bërë bilancin sa i përket arrestimeve për krime të ndryshme. Në sagën e të arrestuarve janë edhe dy shtetasit shqiptarë Olsi Goga dhe Valten Gjini. Arrestimi i tyre është bërë pas një dyshimi nga ana e autoriteteve vendase.

Olsi Goga dhe Valten Gjini lëviznin në Manchester me një makinë të dyshimtë e cila u vu re nga targat. Menjëherë policia britanike organizoi ndjekjen e saj teksa pas ndalimit, dy 33-vjeçarëve iu gjetën në makinë kanaçe për ujitje dhe pleh për bimë. Policia kërkoi që shqiptarët t’i shoqëronin për në adresën e banimit të tyre. Me të mbërritur, mediat lokale britanike raportojnë se, punonjësit e policisë u ‘mbingarkuan’ nga aroma e kanabisit.

Nga kontrolli në banesë, dy shqiptarët kishin fshehur kanabis në një dhomë ajrimi si dhe një sasi parash në sirtarët e televizorit. Policia tha se u gjendën rreth 15 kg kanabis, e cila mund të vlente 45,000 pound nëse shitej me shumicë, ose 150,000 paund nëse shkonin në paketime të vogla. Shqiptarëve iu zbuluan gjithashtu rreth 10 – 15 mijë pound. Për të arrestuarit gjykata vendosi 12 muaj burgim për secilin.

Burimi: Manchester Evening News Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania