JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shtyhet Seria A, zbulohet data kur do rifillojë kampionati italian
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/08/2020 21:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sezoni aktual i Serisë A u mbyll me Juventusin kampion dhe tashmë po mendohet për sezonin e ardhshëm.

Edicioni i ri i Serisë A ka pësuar një ndryshim. Ai do të fillojë më 19 shtator dhe jo më 12 shtator siç ishte planifikuar në fillim.

Pas diskutimeve me klubet, federata ka arritur një marrëveshje për fillimin e kampionatit të ardhshëm më 19 shtator.

Milan, Lazio, Juventus dhe Atalanta dëshironin që kampionati të fillonte më 12 shtator menjëherë pas ndeshjeve të kombëtareve, por shumica ranë dakord për një datë tjetër.

Si pakicë që ishin, edhe këto klube u pajtuan me vendimin e ri dhe tashmë data zyrtare për fillimin e kampionatit do të jetë 19 shtatori.