Abdulla Budlla është 71-vjeçari që u ekzekutua pasditen e sotme në Fushë Prezë.
Raportimet e para nga policia bënë me dije se ai ishte qëlluar nga një makinë në lëvizje në një distancë prej 3-4 metrash.
Ai është gjetur i pajetë pasi drejt tij është qëlluar të paktën 7 herë.
Ndërsa ka habitur fakti se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë çfarë nënkupton se autorët kanë tentuar të zhdukin çdo gjurmë.
Abdulla Budlla punonte taksist në aeroportin e Rinasit.
Banorët e zonës njoftuan policinë pasi panë trupin e pajetë ndërsa dëshmuan se kishin dalluar në zonë një makinë që lëvizte me shpejtësi të lartë.
Policia bën me dije se viktima nuk ka precedent penal dhe as hasmëri ndërsa po hetohet lidhur me djemtë e tij që jetojnë në Itali.