JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Trajneri i Atalantës: Konte të qëndrojë, vetëm Interi mund ta rrëzojë Juventusin nga froni i Serisë A
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/08/2020 16:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Atalanta është padyshim ekipi që po mrekullon jo vetëm Italinë, por edhe gjithë europën me futbollin e tyre. Trajneri i skuadrës, Xhan Piero Gasperini, ka dhënë së fundmi një deklaratë që ka shkaktuar debat.

Ai pretendon se Interi është e vetmja skuadër që mund ta rrëzojë Juventusin nga froni, dhe shpreson që të vazhdojë ta shikojë Antonio Konten në “San Siro”.

Atalanta humbi 0-2 ndaj Interit në ndeshjen e fundit të kampionatit por fjalët e Kontes në përfundim të ndeshjes trazuan ujërat përsa i përket të ardhmes së tij tek zikaltërit.

Gasperini u shpeh:

Nuk e di se çfarë do të ndodhë. E kam ndjekur pak por nuk mund të gjykoj nga jashtë. Takimi që kisha me Konten atë natë ishte shumë miqësor. Mora komplimente nga ai që rrallë herë i marr nga kolegët e tjerë. Unë mendoj se ai ka bërë një punë mjaft të mirë. Në fund të sezonit jemi të gjithë të lodhur dhe pa energji. Shpresoj që marrëdhënia mes Interit dhe Kontes të rregullohet, pasi mendoj se Interi është e vetmja skuadër që mund ta rrëzojë nga froni Juventusin”.