JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Portieri i Liverpoolit tregon makthin e gjuajtjeve të Shaqirit: Është një magjistar i vogël
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/08/2020 10:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Portieri i tretë i Liverpulit, Andy Lonergan, ka treguar se cili ishte lojtari më i rrezikshëm tek skuadra angleze. Lonergan ka zgjedhur Xherdan Shaqirin.

Gardiani i të kuqve thuri elozhe për futbollistin me origjinë nga Zhegra e Gjilanit, duke deklaruar se ka një këmbë të majtë me të cilën mund të bëjë çtë dojë.

Lonergan tha:

Kur mbërrita tek Liverpooli u befasova nga cilësitë e lojtarëve në skuadër. Të gjithë i përkasin një niveli të jashtëzakonshëm. Por më duhet të them të vërtetën, atij të cilit i frikësohesha në stërvitje ishte Shaqiri. Gjithmonë shpresoja që të qëlloja në një skuadër me të në stërvitje. Ai është një magjistar i vogël. Shaqiri mund të bëjë çfarë të dojë më këmbën e tij të majtë.

Kujtojmë që Xherdan Shaqiri luan prej 2 vitesh te Liverpooli, por ai nuk peferohet si titullar nga Jurgen Klopp, ndaj këtë verë mund të largohet nga Anglia në drejtim të një ekipi të ri.