Një makinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në rrugën e Durrësit në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës rreth orës 16:25, ndërsa makina është në pronësi të shtetasit K.SH. Policia ka njoftuar se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik, ndërkohë që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.08.2020, rreth orës 16:25, në rrugën e “Durrësit”, si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K.SH., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.