Duke injoruar rregullat e distancimit social, protestuesit gjermanë dolën në rrugët e Berlinit me pankartat që lexonin "Korona nuk ekziston, " dhe "Ne po detyrohemi të veshim një maskë." Protesta u zhvillua mes thirrjeve nga ana e autoriteteve për ndëshkime të ashpra, për shkelësit e rregullave Covid-19. Në protestë morën pjesë dy grupe, ku disa janë të djathtë të përfaqësuar me flamuj dhe simbole të bardha.
Ndërsa pjesa tjetër e tyre janë njerëz që mendojnë se koronavirusi është një mashtrim dhe manipulim global. Megjithë numrin në rritje të infeksioneve në Gjermani dhe frika e një valë të dytë të mundshme, mijëra protestues u mblodhën në Berlin ditën e sotme për të demonstruar kundër kufizimeve të koronavirusit. Turmat fishkëllyen dhe brohoritën kur marshuan nga Porta e Brandenburgut drejt parkut Tiergarten të kryeqytetit gjerman.
Burimi:dw.com|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania