JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kapeni duke pirë ujë apo kafe në timon, kjo është gjoba e majme
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01/08/2020 16:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë persona të cilët ngasin makinën mund të pijnë ujë ose kafe ndërkohë që janë në timon. Por shoferët në Britaninë e Madhe rrezikojnë të marrin gjoba nëse i heqin sytë nga rruga për të pirë ujë të ftohtë ndërkohë që ngasin makinën. Në këtë shtet nuk është e paligjshme të konsumosh pije joalkoolike ndërkohë që nget makinën, vetëm në rastin kur kjo gjë i shpërqëndron shoferët. Nëse ata e largojnë vëmendjen nga rruga për t’u freskuar me një pije mund të cilësohet si “pakujdesi dhe mungesë përqëndrimi në timon”.

Motoristët gjithashtu mund të përballen me gjoba nëse shihen duke ngrënë ndërkohë që ngasin mjetin. Të ngasësh një automjet pa vëmendjen e duhur gjobitet deri në 100 paund si edhe me penalizime të lejes së drejtimit. Në rastin më të keq nëse kjo mungesë kujdesi ka shkaktuar aksident duke sjellë lëndime në njerëz shifra mund të arrijë deri në 5000 paund.

Burimi: The Sun Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA