JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Fanella e re e MIanit mahnit tifozët, rekord shitjesh që në 3 ditët e para
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/08/2020 10:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani është duke kaluar ditë të mira dhe kriza te kjo skuadër duket se i përket të shkuarës. Ardhja e Zlatan Ibrahimovic në janar ka ritur ndjeshëm nivelin e lojës dhe tashmë grupi duket i harmonizuar.

Kuqezinjtë kanë siguruar pjesëmarrjen në Europa League, ndërkohë që po mendojnë që tani edhe për sezonin tjetër. Para 3 ditësh ata prezantuan fanellën e sezonit të ardhshëm, e cila ka pasur një efekt të madh te tifozët.

Uniforma kuqezi, e zbuluar zyrtarisht të martën dhe e frymëzuar nga historia arkitekturore e qytetit të Milanos, ka marrë komplimente të shumta nga tifozët në rrjetet sociale, por në të njëjtën kohë kjo është konfirmuar edhe nga fluksi shumë i madh i shitjeve.

Mbi 1700% blerje më shumë sesa fanella e sezonit të kaluar, vetëm në 3 ditët e para. Te Milani duket se e keqja ka kaluar dhe tashmë klub dhe tifozë janë bërë bashkë për të t'i rikthyer kuqezinjve lavdinë e dikurshme.