JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Ata janë fytyra ime”/ Ushtria e Lleshit rreh barbarisht tre të rinj, denoncimi: Na ofenduan e na kërcënuan me jetë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31/07/2020 22:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fytyra e vërtetë e Sandër Leshit është treguar edhe njëherë përballë të rinjve. Dhuna dhe terrori janë kthyer në mjetin e parë të komunikimit të efektivëve të Policisë të cilët sapo të përshëndesin, hyjnë direkt në muhabet me shkopa gome. Kështu ka ndodhur së fundmi me tre të rinj nga Elbasani.

Sipas ABC News, ata kanë denoncuar dhunën që i është ushtruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Delta. Amarildo Mema, Lojtar Qosja dhe Nazmi Liçi, ishin për pushime në Orikum e teksa po kthehesh, u respektuan me një dhunë barbare nga ana e FNSH-së dhe Forcave Delta. Ata rrëfejnë se pas një ndalese në trafik, janë sulmuar fillimisht psikologjikisht e më pas fizikisht nga çeta e Sandër Lleshit duke i rrahur për vdekje.

Një nga të rinjtë thotë:

Ishim duke u kthyer nga plazhi nga Drimadhes, duke ecur m’u ça goma rrugës. Ndaluam në trafik në Orikum, Forcat Delta na kanë thyer xhamin, na kanë nxjerrë me forcë. Na kanë thënë do iu vrasim. Na kanë rrahur në spital, në komisariat. Na kanë rrahur gjithandej. Edhe këtë shokun.

Në njoftimin nga Policia në orët e para të mëngjesit, u raportua për arrestimin e Nazmi Liçit pasi këtij të fundit i është gjetur lëndë narkotike në një automjet që e drejtonte pa patentë.