Pafytyrësia e kryeministrit piktor ka mbërritur deri përtej detit. Bëmat e tij për të siguruar pushtetin dhe për të vënë ndikim absolut mbi këdo dhe çfarëdo, këtë herë kanë rënë edhe njëherë në rrjetën e mediave italiane.
La Repubblica shkruan së fundmi se në fshehtësin e natës kryeministri piktor shembi teatrin, e ditën me diell u mundua t’i mbyllë gojën mediave. Veprime të cilat në syrin e gazetarit italian Raffaele Oriani janë një skandal i madh dhe e gjithë kjo luftë vetëm për pushtet.
Raffaele Oriani shkruan:
Kryeministri shqiptar i ka mbyllur gojën medias (ka shkatërruar Teatrin Kombëtar). Por nga ne dhe në Europë, mbeten ende përshtypjet e shkëlqyeshme. Përse? Kanë kaluar muaj të karantinës së lodhshme, që i dhanë mundësinë Shqipërisë të mbajë nën kontroll numrat nga pandemia, pavarësisht emigracionit të vazhdueshëm të mjekëve dhe infermierëve. Në 17 maj, para se të kthehet në normalitet, ka edhe një gjë të fundit për të bërë. Në orën 4 të mëngjesit, në heshtjen e 70 netëve karantinë, shkatërron Teatrin në qendër të Tiranës. Skandali është gjigant, dëmi është i madh për imazhin e Edi Ramës, artisti që pas 11 viteve në Bashki dhe 7 viteve në qeveri, ende lufton për të qenë një politikan, ndoshta i pariparueshëm.
Pjesë e artikullit nga edhe një koment nga analisti Afrim Krasniqi mbi rolin e pushtetit.
Ai thotë:
Por a nuk ishte ai lideri model i nisur drejt zhvillimit ekonomik dhe Bashkimit Europian? Në Shqipëri le të themi se mandati i parë i qeverisjes iu dedikua punës. I dyti, pushtetit. Rama nuk bën përjashtim, dhe që prej rizgjedhjes në 2017-ën ai ka humbur vrullin reformator.
Gazetari investigativ, Besar Likmeta ndan një koment për ligjin anti shpifje, i pyetur për të plotësuar artikullin.
Ai thotë:
Ky ligj antishpifje tentoi të eleminojë edhe ata pak zëra të mbetur. Klima për gazetarët është shumë e rëndë. Për të mos u sulmuar, duhet të kufizohen në opinione, sepse sapo të prekin faktet, janë nën shënjestër.