JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Akord me pasuesin e Pirlos, Interi bën goditjen e madhe në merkato
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/07/2020 14:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Interi ka nisur merkato dhe Antonio Konte i ka kërkuar drejtuesve emra cilësorë në mënyrë që vitin tjetër ekipi të jetë edhe më rivalizues.

Një prej goditjeve është Sandro Tonali. Talenti i Breshias ka treguar cilësi të jashtëzakonshme dhe ka arritur deri në krahasime të shumta me një legjendë si Andrea Pirlo.

Për mesfushorin e qëndrës ka interes nga disa klube, por nga Italia bëjnë me dije se Interi ka arritur marrëveshje me Breshian dhe të hënën lojtari do të zbarkojë në qendrën mjekësore të zikaltërve për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.

Interi do të paguajë 35 milionë euro në dy këste ndaj Breshias, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie B.

Ndërkohë, Tonali do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, e cila do të rritet në varësi të paraqitjeve të talentit 20-vjeçar.