JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Inter hedh sytë nga Londra për të përforcuar mesfushën
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31/07/2020 0:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kontaktet midis Interit dhe Tottenham po bëhen gjithnjë e më të intensifikuara. Të dy klubet në fakt po mendojnë për një shkëmbim të ngjashëm me atë të që u arrit nga Juventus dhe Barcelona për Pjanic dhe Arthur, emrat më të nxehtë janë ata të Milan Skriniar dhe Tanguy Ndombele.

Mbrojtësi sllovak ka qenë prej kohësh në listën e dëshirave të Jose Mourinho, ndërsa mesfushori francez konsiderohet nga Antonio Conte si përforcimi ideal për repartin e mesfsushës të zikaltërve, në pamundësi për të arritur te N'Golo Kante i Chelsea. Mundësia për të gjeneruarnjë fitim kapital në një periudhë të vështirë ekonomike është duke e bërë marrëveshjen veçanërisht tërheqëse për të dy palët.

Emra të tjerë të vendosur në tryezën e bisedimeve, janë edhe ai Brozovic nga Inter dhe Moussa Sissoko nga Spurs, por pista më e nxehtë është pikërisht ajo që ka të bëjë me Skriniar dhe Ndombele, që këtë sezon ka regjistruar 21 paraqitje, 2 gola dhe 2 asist në Premier League, por pa munduar të vlerësohet plotësisht nga trajneri portugez.

Ndombele mbërriti në Londër nga Lyon vetëm një vit më parë për një shifër të konsiderueshme (rreth 60 milion euro), lojtari datëlindjes '96 nuk ka arritur të shfaqet si duhet qëkur Mourinho u ul në stolin e Tottenham dhe do të ishte më se i hapur për mundësinë e një të re përvojë.

Në marrëveshje mund të përfshihet edhe Ivan Perisic, pas kthimit nga huazimi te Bayern Munich.

Burimi: Sport Mediaset | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania