JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vjen firma, Xhani De Biazi nis zyrtarisht aventurën e tij të re
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/07/2020 16:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Xhani De Biazi vesh sërish tutat dhe i rikthehet profesionit të trajnerit. Ish-tekniku i kombëtares shqiptare ka marrë zyrtarisht drejtimin e Azerbajxhanit.

Nëpërmjet faqes zyrtare, ish-trajneri i Shqipërisë, ka njoftuar ditën e sotme ka firmosur një kontratë deri më 30 nëntor të vitit 2021 me Federatën e Azerbajxhanit.

De Biazi do të nisë nga puna e re, ku shfaqet shumë i lumtur dhje shprehet se është gati për një sfidë të re.

Ai tha:

Sot kam nënshkruar kontratën që më lidh me Azerbajxhanin deri më 30 nëntor 2021. Dëshira është e madhe për të filluar një tjetër sfidë të madhe”.