Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë ende vendimtar, në tre nga katër golat e shënuar nga Milan përballë Sampdorias në fitoren 4-1. Suedezi deklaroi duke qeshur në fund të ndeshjes:
A janë si vera? Ashtu si Benjamin Button (i referohet filmit me Brad Pitt), unë kam qenë gjithmonë i ri, kurrë i moshuar.
Ibra është shprehur i lumtur për rinovimin e trajnerit Pioli:
Ai bëri një punë të shkëlqyeshme pa e ditur se çdo të ndodhte me të ardhmen e tij, skuadra beson tek ai. E respektoj.
Ibra, duke folur në Milan TV, ka komentuar për golin më të shpejtë të shënuar në Serie A më fanellën e kuqezinjve (pas 4 minutash):
Kur shënoj është gjithmonë pozitive, ndihmoj ekipin. Shpresojmë të vazhdoj kështu, unë ende kam forcën të bëj golat. Ata më thonë që jam i vjetër dhe i lodhur por thjesht po nxehem.
Reparti ofensiv i Milanit duket se është kthyer, është bërë shumë më konkret:
Ka një mentalitet tjetër përpara të gjithëve, ne jemi më konkret dhe agresiv. Në Serinë A nuk ka shumë raste, duhet të përfitosh prej tyre. Jam i lumtur për Piolin, kur punoni shumë, gjithmonë merrni diçka mbrapa. Rinovimi i kontratës është i merituar.