JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I dehur dhe bisedon live me fansat, Vidal tërbon Barcelonën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/07/2020 13:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arturo Vidal duket se nuk e ka mendjen te futbolli. Disa pamje po qarkullojnë së fundmi në internet, ku shihet mesfushori i Barcelonës i dehur dhe në një gjendje të rëndë psikologjike.

Në videon e shfaqur në “Instagram”, mesfushori kilian duket se e ka tepruar me alkoolin. Si të mos mjaftonte kjo gjë, videoja u bë në një moment të papërshtatshëm për Barcelonën.

Ishte një ditë përpara rikthimit në stërvitje dhe u bë në orët e para të mëngjesit. Kjo gjë ka irrituar pa masë drejtuesit e Barcelonës dhe stafin teknik të trajnerit Kike Setien. Ndaj futbollistit priten sanksione...