JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Igli Tare synon të marrë yllin e Manchester City me parametra zero
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29/07/2020 1:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lazio i është dorëzuar ëndrrës së titullit pas një viti të shkëlqyeshëm por synojnë të provojnë përsëri sezonin e ardhshëm dhe tashmë kanë në mend një goditje për t’ia dhuruar trajnerit Simone Inzaghi: David Silva.

Spanjolli, 34 vjeç, do të lirohet nga Manchester City në fund të sezonit dhe ka marrë oferta nga Dubai por, sipas AS, klubi bardhekaltër ka nisur kontaktet duke gjetur një gatishmëri nga ana e lojtarit.

Mesfushori, pas dhjetë sezonesh me qytetarët, ku ka fituar 14 trofe, nuk ka ende synim të largohet nga nivelet më të larta të futbollit dhe do të shihte te Lazio një mundësi të shkëlqyeshme për të vazhduar të luante në Champions League dhe të provonte një eksperiencë në Serie A.

Drejtori sportiv Igli Tare është takuar tashmë me Silva-n dhe përfaqësuesit e tij për t'i treguar atij projektin e klubit, propozimi është një kontratë dy vjeçare.

Për David Silva, kampion bote me Spanjën në 2010, interesohen skuadrat e Shabab Al-Ahli Dubai dhe Al-Nasr Dubai si dhe sugjerimi për një rikthim te Valencia ose hipoteza e MLS.

Burimi: SportMediaset | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania